Zyrtare: Dushko Markoviq kandidat për formimin e qeverisë

0

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq ka emëruar sot edhe zyrtarisht Dushko Markoviq  si kandidat për formimin e qeverisë. Vujanoviq pas konsultimeve me partitë parlamentare, njoftoi se është normale që mandati për formimin e qeverisë ti dorëzohet partisë që ka fituar më shumë vota.

Edhe nga partitë e pakicave janë shprehur se e përkrahin emërimin e Markoviq, duke e cikësuar atë si kandidat të pranueshëm. Ato kanë njoftuar se bisedimet do të vazhdojnë pas përfundimit të platformës së përbashkët, çka pritet të ndodhë deri në fund të javës.