Zyra për Marrdhënie Ndërkombëtare dhe Projekte: Të mbrojmë detin (video)

0

Në përpilim të Zyrës për Marëdhënie Ndërkombëtare dhe Projekte, pranë Komunës së Ulqinit, e cila po implementon projektin e finansuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë Norvegjeze, të titulluar “SUSTAINABLE DEVELOPMENT OF MARINE AND COASTAL ECOSYSTEM THROUGH MARINE FAUNA PROTECTION AND CULTIVATION”, publikohet video me qëllim të rritjes së vetëdijes tek qytetarët, drejt ruajtjes së ekosistemit detar, me theks të posaçëm në ndalimin e fenomenit famëkeq të peshkimit të paligjshëm.

Ky video synon ndalimin e dukurisë të njohur në popull sikur “gjuajtje me dinamit”, i cili fatkeqësisht është shumë i pranishëm në bregun e Ulqinit, si dhe fenomenit famëkeq të hudhjes së bërllogut në det.

Në video paraqiten fakte rënqethëse, të cilat duhet të na shtyejnë që sa më parë të ndalim dhe të denoncojmë këto fenomene, dhe të mendojmë ta ruajmë këtë resurs për gjeneratat që vijnë!

Shpresojmë që ky video sadopak të ndikojë në rritjen e ndërgjegjes tek qytetarët tanë,

 

Koncepti: Zyra Për Marëdhënie Ndërkombëtare dhe Projekte, Ali Zigeli

Filmimi dhe produksioni: Ali Zigeli.

Efektet speciale: Robert Jankoviq.