Zyra e avokatit Piperoviq në shënjestër të grabitësve

0

Një person i paidentifikuar, me fizik të bëshëm, ka hyrë me forcë në zyrën e avokatit nga Ulqini Zoran Piperoviq, shkruan “Vijesti”

Ngjarja ka ndodhur parmbrëmë, rreth orës 22.00.

Piperoviq tha për këtë gazetë se nuk di nëse personi në fjalë ka arritur të marrë ndonjë gjë nga zyra dhe se cka ka kërkuar.

Në atë kohë në shtëpinë e avokatit, e cila ndodhet në Pinjesh, ndodhej djali i tij Gjorgje.

Ai tha se fëmijët e lagjes e kishin alarmuar për prezencën e dikujt në zyrë, por kur ai hyri personi ishte larguar. Sipas tij, grabitësi fliste shqip pasi me këtë gjuhë u kishte bërtitur fëmijëve gjatë largimit.

Piperoviq tha se gjatë ngjarjes nuk ndodhej në Ulqin, dhe se nuk ka dijeni për motivet që dikush mund të ketë për të hyrë në zyrën e tij.

Policia e Ulqinit ka marrë shenjat e gishtërinjve të grabitësit, por Piperoviq nuk ështe optimist se ai ndodhet në bazën e policisë, pasi sipas tij, grabitësit ordiner nuk hyjnë në zyrat e avokatëve.