Zv. kryeministri Simoviq vizitoi investimet e filluara në Ulqin

0

Nënkryetari  i Qeverisë dhe  Ministër i bujqësisë  dhe zhvillimit  rural  Millutin Simoviq me bashkëpunëtor qëndroi për vizitë zyrtare  në Ulqin.Ai u prit nga  kryetari Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij. Në takim  që kishte karakter  pune  u analizuan  aktivitetet  e përbashkëta  dhe  u dakorduan investime  të reja, si  thithje fondesh dhe të tjera,  në interes të Komunës së Ulqinit.
Sipas nënkryetarit të Qeverisë,  Ulqini do të ketë përkrahjen  e plotë  në zgjidhjen  e cështjeve  të rëndësishme  nga lëmi i bujqësisë,ekonomisë së ujrave etj.

Pas takimit që  u mbajt  në kabinetin e kryetarit Cungu , Simoviq  dhe bashkëpunëtorët e tij  në shoqërinë e zyrtarëve komunal vizituan  disa objekte ku punimet  janë në përfundim e sipër, sic është pazari i  peshkut, projekt që realizohet  në partneritet me komunën ,Ministrinë e Bujqësisë dhe Ambasadën e Mbretërisë Norvegjeze  dhe që ka një kosto  mbi 40,000 euro. Me realizimin e këtij projekti Ulqini  do  të pajiset me një  treg modern  per  shitjen e peshkut  konform standarteve evropiane.

Pas kësaj u  vizitua  kanali Port Milena , një problem  i vjetër ekologjik për qytetin e Ulqinit, ku  pritet një investim prej 450.00 mijë euro, mjete  këto  të siguruara  nga  ana e Tikës. Ky projekt është  i një rëndësie të vecantë  për  peshkimin dhe peshkatarët e Ulqinit.

Mysafirët  vizituan   dhe  pjesën e djathtë  të Lumit Buna ku po zhvillohen punime   ne zgjerimin e shrtatit të Bunës .Dihet që pas masave që ka ndërmarrë komuna pas mbylljes së saj  në bashkëpunim me  Drejtorinë e ujrave  është përmirësuar dukshem rrjedha  e Lumit Buna , por edhe në të ardhmen  pritet thellimi i shtratit dhe sanimi  në kuadër te thirjes publike  që e  ka shpallur Drejtoria e Ujrave. Në bazë të thirjes publike, kompania “Cijevna komerc”  është  zgjedhur si  ofertuesi më  i mirë  dhe  pritet që në periudhën e ardheshme të ndërmarë masa urgjente  e  për këto nevoja janë ndarë 400,000 euro për këtë vit. Kompania në fjalë  do të jetë e angazhuar  në mirëmbajtjen  e shtratit të Bunës  edhe në vitin e ardhëshëm. Kryetari i Komunës Nazif Cungu theksoi se probleme  të kësaj natyre nuk duhet që të  përsëriten  në te ardhmen .

Në fund  të vizitës  në lokalitetin e Shasit  u nënshkrua  marëveshtja  për dhënien me qira të tokës bujqësore, një sipërfaqe prej  69 hektarësh   për  15 vjet kompanisë Voli  Në këtë mënyrë do të valorizohet  toka bujqësore  në  teritorin e komunës së Ulqinit.  Iniciativën për  realizimin e këtij  projekti e ka  ndërmarë  Komuna e Ulqinit bazuar në interesimin e investitorëve. Kryetari Cungu tha se  ndjen kënaqësi kur investohet në bujqësi .Kompania Voli  do të kontribuojë që të zvogëlohet  importi i prodhimeve  bujqësore e në të ardhmen  pritet që prodhimet  e prodhuara në teritorin e Ulqinit  të eksportohen në vendet  e rajonit dhe në ata të bashkimit Evropian. Bashkëbiseduesit  njëherit  folën edhe për  thirjes e tjera publike qe  planifikohen  për dhënije me afat të gjatë  në shfrytëzim  të tokës bujqësore  sic  është  ajo në Malin e Brisë dhe në lokalitete të tjera në Ulqin.