Zuberët marrin përfundimisht Kino Bahçen

0

Me vendim të Gjykatës Supreme të Malit të Zi, u hodh poshtë ankesa e Komunës së Ulqinit në lidhje me vendimin e Gjykatës Administrative nr. 1892/14  datë 27.11 2014, për kthimin e pronës familjes Zuber.

Bëhet fjalë për pronën në Plazh të Vogël, me sipërfaqe 676 metër katrorë, që ndryshe njihet edhe si Kino Bahçja.

Gjykata Administrative për pronën në fjalë, e cila ishte nën administrimin e Qendrës për Kulturë dhe që, sipas vendimeve të ekspertëve të angazhuar në degën e ndërtimtarisë dhe gjeodezisë, nuk është shfrytëzuar për qëllimin e paraparë por është dhënë me qira si objekt hotelerik, solli vendim që kjo pronë ti kthehet familjes Zuber.

Komuna e Ulqinit, Qëndra për Kulturë dhe Fondi për kompensim nga Podgorica u ankuan pranë Gjykatës Supreme, por ajo ankesën e quajti të pabazë dhe la në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative.

Ndaj vendimeve të Gjykatës Supreme nuk ekziston mundësi apeli.