Të shtunën në ora 23:40 në Krruç është përfshirë nga zjarri një shtëpi, që si pasojë ka pasur djegien e çatisë së shtëpisë, ka bërë të ditur Policia.
Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendgjarje dhe kanë shuar flakët në mënyrë që të parandalojnë përkeqësimin e situatës dhe djegien e shtëpive përrreth. Shërbimi i zarrfikësve, me të mbërritur në vendngjarje, ka konstatuar se ka vështirësi për ta shuar zjarrin, por pas tri orësh zjarri është vënë nën kontroll nga ata.
Në operacion morën pjesë 5 makina të zjarrfikësve dhe 9 zjarrfikës.
Nuk raportohet për të lënduar. Për incidentin në fjalë, policia vazhdon hetimet për të përcaktuar nësë zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.