Zhurma po largon mysafirët nga Ulqini

0

Zhurma dhe muzika e lokaleve në Ranë, e cila zgjat deri në orët e vona, po u shkakton shumë probleme pronarëve të apartamenteve në këtë zonë.

Disa prej tyre janë ankuar për gazetën “Vijesti” se mysafirët janë duke  larguar pasi nuk mund të pushojnë prej zhurmës së madhe.

Më të goditur janë mysafirët në “Palata Venecija” të pronarit Gani Resulbegoviq, por edhe të hotel Mediteranit. Ato ankohen për zhurme që vjen nga lokalët poshtë në Ranë si Hollegro, Big Ben, Fama, Riva etj.

Ankesat më të mëdhaja janë ndaj Hollegros, për të cilën Resulbegoviq thotë se nuk ka as leje pune.

Edhe drejtori i hotelit Mediteran Selatin Gjelosheviq, ka po të jëjtat probleme. Mysafirët po lëshojnë hotelin.

Shefi i policisë komunale Saubih Mehmeti, thotë se ato po mundohen të bëjnë cështë e mundur, por se nuk munden vetëm të zgjidhin komplet problemin. Ai shtoi se policët komunal kanë intervenuar edhe në Hollegro edhe në Fama, por pas orës 2 të natës kjo polici nuk është më kompetente për zhurmën.

Ai tha se megjithë problemet, Ulqini ëhstë qyteti më pak i zhurmshëm në bredget, pasi zhurma e muzikës nuk i kalon 70 decibelat, kurse për shembul në Budva ajo është 80.