Zgjedhjet vitin tjetër. PDS (DPS) del e vetme

0

Drejtori politik i PDS-së, Tarzan Millosheviq, ka deklaruar për media se zgjedhjet do të mbahen vitin tjetër sipas rregullit, dhe se PDS në to do të dal e vetme.

Sipas tij, ky është varianti më i drejtë pasi u mundëson partnerëve të mundshëm qasje më të mirë në marrëveshjet paszgjedhore.

Ai hodhi poshtë të ketë ndonjë afrim të partisë së tij dhe PPS (SNP), por tha se ajo është parti që duhet marrë seriozisht, megjithë përcarjet e fundit, pasi ka një rrjet të mirë në terren.