Zgjedhjet lokale në Shqipëri: Ja razultatet paraprake në qytetet kryesorë

0

Dje në Shqipëri u zhvilluan zgjedhjet lokale ku u vu re një dalje e ulët e votuesve. Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së në zgjedhje morën pjesë vetëm 48% e votuesve të regjistruar, cka përbën daljen më të ulët në historinë e pluralizmit të Shqipërisë.

Rezultatet paraprake flasin për një avantazh të theksuar të së majtës në pushtet, por ka pasur edhe surpriza.

Njëra nga këto ishte fitorja e APPD-së (Partia Demokratike dhe aleatët) në Përmet, e cila njihet si zone tradicionalisht e majtë.

Poashtu edhe ASHE (Partia Socialiste dhe aleatët) ka shkaktuar suprizë me fitoren në Has, që njihej si bastion I demokratëve.

Tirana për momentin kryesohet nga Erion Veliaj(ASHE) me 53.55% të votive të numëruara ndaj rivalit të tij Halim Kosova (APPD) me 38.84%. Deri tani janë numëruar 46% të kutive.

Durrës janë numëruar 23% e kutive. Për momentin Vangjush Dako(ASHE) kryeson ndaj Grida Dumës (APPD) 55.93% me 44.07%.

Shkodër janë numëruar vetëm 4% e kutive. Voltana Ademi (APPD) kryeson me 58.97% ndaj rivales Keti Bazhdari (ASHE) 37.69%.

Fier, Armando Subashi (ASHE) kryeson me 57.87% ndaj Enkelejd Alibeaj (APPD) 36.78%. Deri tani janë numëruar 70% të kutive.

Vlorë, Dritan Leli(ASHE) kryeson me 61.97% ndaj rivalit Genc Deromemaj (APPD) 33.40%. janë numëruar rreth 50% e kutive.

Gjirokastër kryeson Zamira Rashi(ASHE) me 61.90% ndaj Igli Kokalari (APPD) 38.10%. Janë numëruar rreth 16%.

Sarandë po zhvillohet një betejë e fortë ndërmjet Florjana Koka(ASHE) 50.25% dhe Kreshnik Bozho(APPD) 49.75%. Janë numëruar 49% të kutive.

Korçë pasi janë numëruar 90% e kutive, pothuajse fitues i sigurtë është Sotiraq Filo(ASHE) me 57.98% ndaj Gjergji Mero(APPD) 42.02%.

Elbasan kryeson Qazim Sejdini(ASHE) me 59.03% ndaj Ardjan Turku(APPD) 40.97%. Janë numëruar 37.50% e kutive.

Dibër, pasi janë numëruar 84%, kryeson Ilir Krosi(APPD) me 49.37% ndaj Shukri Xhelili(ASHE) me 45.97%.

Kukës, pas janë numëruar rreth 80% e kutive, pothuajse e sigurtë është fitorja e Bashkim Shehu(APPD) me 56.30% ndaj Hasan Halilaj(ASHE) me 43.70%.

Lezhë, kandidati i majtë Viktor Tushaj(ASHE) ka një diferencë të vogël ndaj Fran Frrokaj(APPD) me 50.32% kundrejt 49.68%. Janë numëruar rreth 43% e kutive.

Deri tani 100% janë numëruar kutitë në 14 rrethe. Nga këto aleanca e majtë(ASHE) ka marrë shumicën në 11 prej tyre ( Pukë, Mirditë, Cerrik, Delvinë, Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Pustec, Konispol, Libohovë, Has) kurse e djathta (APPD) në vetëm 3 (Tropojë,Përmet dhe Klos).