Zgjedhjet lokale: Forca përkrah Alternativën Shqiptare

0

Forca e Re Demokratike, në bazë të ftesës të Alternativës Shqipëtare për mbështetjen – përkrahjen në zgjedhje lokale të 27. majit 2018 që mbahen në komunën e Podgoricës si dhe të Plavës, ka vendosur të përkrahë Alternativën Shqipëtare në këto zgjedhje lokale.

Bashkëveprimi i thelluar në mes të dy subjekteve tona politike shqiptare ka deshmuar me rezultate të pamohueshme që jemi nisur rrugës së mirfilltë të bashkepunimit për fuqizimin dhe realizimin e kërkesave politike të shqiptarëve në Mal të Zi. Prandaj ftojmë antarët dhe simpatizerët e Forcës që në këto zgjedhje për komunën e Podgoricës dhe të Plavës të përkrahin listën e Alternativës Shqiptare. ASH-ja garon si e vetmja listë që në këto zgjedhje përfaqëson shqiptarët në këto Komuna dhe synon të mbrojë të drejtat e njeriut si dhe nisjen e realizimit të projekteve afatgjatë në interesin e përgjithshëm të banorëve të Podgoricës dhe Plavës , thuhet në kumtesën për media të Forcës së Re Demokratike.