Zëri i Amerikës: Shpërngulja e shqiptarëve nga Plava dhe Gucia (video)

0

Komuna e Plavës dhe ajo e Gucisë cilësohen ndër territoret me shpërngulje më të lartë të shqiptarëve në Mal të Zi. Statistikat tregojnë se më shumë se gjysma e popullatës gjendet në botën e jashtme, gjë që ka ndikuar që disa fshatra të kësaj zone  të  boshatisen . Zyrtarë dhe analistë shprehin shqetësimin se vazhdimi i një shpërngulje të këtillë do të jetë me pasoja afatgjate për të ardhmen e shqiptarëve në Mal të Zi.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj  vizitoi këto ditë Plavën dhe Gucinë dhe përgatiti kronikën.