Zëri i Amerikës: Mali i Zi, reagime për ftesën e NATO-s (video)

0
Ftesa e Malit të Zi për tu anëtarësuar në NATO u prit me entuziazëm nga zyrtarët malazezë dhe nga forcat politike promalazeze, të cilët këtë akt e cilësuan si një mesazh pozitiv për vendin dhe rajonin.
Ftesa për anëtarësim në Aleancën Veriatlantike u cilësua si një moment historik për Malin e Zi dhe për qëndrueshmërinë në Ballkan, por edhe si një siguri për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.
Ndiqni kronikën e përgatitur nga korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ali Salaj.