Zëri: Erdogan, shpërlarje parash përmes restaurimit të xhamive në Kosovë

1

Gazeta “Zëri” shkruan sot se organizata qeveritare turke, TIKA, me miliona euro është duke investuar në restaurimin dhe ndërtimin e xhamive të reja në Kosovë, por paratë nuk i sjell përmes transaksioneve bankare. Kjo gazetë shkruan se këtë e ka zbuluar përmes një hulumtimi dymujor bërë aktivitetit të TIKA-s nëpër Kosovë.

Me lejen e ish-kryeministrit turk, tani presidentit Rexhep Erdogan, Kosova është vërshuar nga investime milionëshe, jo në ekonomi, as në projektet zhvillimore investive, por në ndërtimin e restaurimin e objekteve fetare, shkruan Zëri.

Paratë sipas këtij shkrimi të Zërit vijnë në mënyrë joligjore, nuk hyjnë përmes transaksioneve bankare. Në shumicën e investimeve nuk ka transparencë duke rritur dyshimet edhe për shpërlarje të mëdha të parave të Erdoganit në Kosovë.

Dhjetëra xhami të reja, nëpër Kosovë, si dhe restaurimi i gati të gjitha xhamive e objekteve tjera fetare të ndërtuara në kohën e pushtimit të perandorisë Osmane, të gjitha sot po rikthehen nga donatori kryesor, Agjencia Turke për Bashkëpunimin dhe Koordinim (TIKA). Kjo gazetë shkruan se nga një hulumtim dymujor ka rezultuar se kjo organizatë qeveritare turke kryen aktivitete jotransparente nëpër komunat e Kosovës.

Në të shumtën e rasteve, TIKA mban fshehtë financat, zyrtarisht nuk ka shifra se sa para investon. Dyshohet se paratë i sjellë në mënyrë ilegale dhe jo përmes bankave.

Nga lista që ka siguruar “Zëri”, në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), investime nga TIKA, si donacione, figurojnë më pak se 8 milionë euro, për periudhën prej vitit 2009 deri më 2014. Ndërkaq, vetëm në xhaminë kryesore në Prizren, “Sinan Pasha”, bëhet e ditur se Turqia ka investuar rreth 1.2 milionë euro, shkruan gazeta “Zëri” në numrin e sotëm të saj.

1 Koment

  1. Per bukuri, nuk ka kurrfar keqperdorimit ndaj ketyre investimeve, esht e qart se erdogani e din mir se kush jan udheheqsat shtetnor te Ks, ateher perse nuk merreni ne probblemet te tjera por po ju pengon tash edhe restaurimi i xhamijave?

Comments are closed.