Zenka: Ligji për simbolet kombëtare më i miri i mundshëm

0

Ministri për të drejtat e njeriut dhe popujt pakicë në Qeverinë e Malit të Zi, Mehmet Zenka, tha se propozimi i ligjit për simbolet kombëtare është më i miri i mundshëm, pasi është përpiluar në bashkëpunim të plotë me Këshillat Kombëtar të të gjithë popujve pakicë.
Ai shtoi se ligji i ka kaluar shqyrtimet publike dhe se në adresë të ministrisë nuk ka pasur sugjerime e as kritika në këtë drejtim, prandaj ai mund të konsiderohet si optimal.

Me këtë ligj, mundësohet përdorimi i lirshëm i simboleve kombëtare në festimet familjare, manufestimet politike apo kulturore, dhe në institucionet lokale në komunat ku pakicat përbëjnë mbi 5% të popullsisë.