Zenelaj: Nga rrëshqitja e dheut lëndohet rëndë një punëtor fizik (foto)

0

Sot në Anë të Malit, në vendin e quajtur Zenelaj, gati ndodhi një tragjedi, ku si pasojë mund të kishte humbur jetën një person. Një punëtor fizik u bllokua nga rrëshqitja e dheut, si dhe pllaka e rëndë prej betoni e cila ishte shkëputur nga ura e po ndërtohej. Aksioni i shpëtimit zgjati pothuajse 3 orë.

Mësohet se punëtori  i lënduar është nga Puka e Shqipërisë, kurse punimet në urë i kryente kompania pronar i së cilës është Shaip Fana.

Në vendgjarje ishin edhe përfaqsues të organeve hetimore, shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit, urgjencës dhe policisë.

Ndërtimi i urës financohet nga një emigrant vendas dhe ka vlerën e rreth 25.000 dollarëve.