Zec: Ulqinit i duhet një Piter Mank

0

Drejtori i HTP “Riviera e Ulqinit” Radomir Mikan Zec, tha për gazetën “Dnevne Novine” se duhet bërë kujdes në privatizimin e kompanisë që ai kryeson, në mënyrë që të mos përsëriten disa nga investimet e këqija në Ulqin . Sipas tij, “Riviera e Ulqinit” ka nevojë për një investitor të mëdh dhe serioz si Piter Mank , i cili zotëron kompleksin luksoz turistik Porto Montenegro në Tivat .  Për të shmangur privatizimin keq , thotë Zec, duhet që investitori përpara fillimit të realizimit të planeve për “Rivierën e Ulqinit ” të ofrojë garanci financiare, në mënyrë që Mali e Zi të mbrohet në çdo aspekt.

“Nuk duhet të shkohet me disa zgjidhje që janë provuar tashmë si të gabuara. Riviera e Ulqinit me monumentet natyrore , kulturore dhe historike, lumenjtë dhe liqenet , vendet për gjueti , peshkim, sport , meriton një partner me të vërtetë të madh si Piter Mank.” tha Zec.