Zbulohet pse deputetët serbë bojkotuan seancën për demarkacionin

0

Ne lidhje me mungesen e deputeteve serbe ne seancen e sotme parlamentare te Kuvendit te Kosoves gjate se ciles do votohej marreveshja per demarkacionin mes Malit te Zi dhe Kosoves eshte shprehur deputeti Nenad Rashiç. Deputetët serbë nuk ishin ftuar në asnjë takim në lidhje me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, dhe për këtë arsye nuk janë në sallën e kuvendit- u shpreh ai
“Ky është një reagim normal për shkak se përfaqësuesit serbë nuk u ftuan në asnjë takim zyrtar që kishte lidhje me demarkacionin e kufirit”, tha Rashiç.
Ai shtoi se marrëdhënia me Kryeministrin dhe përfaqësues të tjerë të shqiptarëve të Kosovës janë shqetësuese dhe të pamjaftueshme.
“Sa i përket demarkacionit nuk kemi pasur asnjë takim zyrtar për të cilin do të mund të flisnim”, ripërsëriti Rashiç, raportojnë mediat serbe.