Zbukurohet njëra ndër zonat më atraktive të qytetit

0

Lagja në Plazhen e Madhe, që shtrihet nga ura e deri tek moli, është njëra nga zonat më atraktive të qytetit, por nga ana infrastrukturore ka nevojë për më shumë punë.

Në prag të sezonit NP “Veprimtarite komunale” në bashkëpunim me banorët e lagjes, të paktën janë munduar ti japin një pamje të re dhe më të bukur kësaj zone.

Sic edhe mund të shihni në foto, ato sot kanë mbjellur 15 palma me qellim freskimin e pamjes dhe rritjen e atraktivitetit.