Yazdgerdi, shefi i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendore në Ulqin

0

Thomas K. Yazdgerdi, shefi i zyrës për Evropën Jugore dhe Qendore pranë Departamentit të Shtetit, do t’i bëjë një vizitë zyrtare Malit të Zi më 30 edhe 31 tetor, gjatë së cilës do të takohet me përfaqësuesit e Qeverisë së Malit të Zi, partive politike dhe biznesit. Në agjendën e Yazgerdit është edhe një vizitë Ulqinit, e cila do të zhvillohet më 31 tetor, gjatë së cilës ai do ketë rastin të njoftohet me situatën aktuale nga ana e përfaqësueve të pushtetit, atyre politikë, por edhe nga përfaqësuesit e bizneseve të ndryshme nga Ulqini.

Përndryshe, Thomas K. Yazdgerdi është pjesë e shërbimit të jashtëm të SHBA-ve që nga viti 1991 dhe është mjaft në rrjedha me ngjarjet në Evropën Jugore dhe Qendrore, për shkak të përvojës së tij shumëvjeçare në vendet e kësaj pjese të Evropës.