Xhod Beja: Likaceni, arratisja nga burgu i Stambollit

0

Ishte viti 1945,vit kur ne Durres po zbarkoheshin vala e tretë e ulqinakeve qe nga fundi  i shek.XIX dhe fillimi shekulli I XX.Siç dukej politikat e Jugoslavise fqinje ishin të tilla ,që të derpotojn e të shperngullin sa më tepër shqiptare nga Ulqini.Një nga destinacionet me të preferuara të ulqinakeve ishte pa dyshim Durrësi.

Për ne fëmijet durrsakë ulqinkët ishin kërshëria me e madhe ,ata perfliteshin si njerëz të mirë dhe me tradita të shkelqyera,por ajo qe na terhiqte më shumë ne fëmijeve ishte aftësia e ulqinakëve për të çarë detet e botës.Ne si fëmije kërkonin të zinim shokë nga të sapoardhurit.Unë e njoha një djalë që për fat të keq nuk i ja di emrin sepse ajo familje u shpërngulle përsëri nga Durrësi në ndonjë qytet tjetër të Shqiperis.Më i moçmi i tyre ishte një plak me një fes tanus në kokë ,ngjyre blu të thellë dhe me maje në mes si një antenë E thyer nga shtërngata.Kur shkonim të luanim diku afër rrugicës tonë, unë për t’i  treguar se çfar di për historin e ulqinakëve i recitova disa vargje që mbaja mend nga një poezi popullore kushtuar piratit ulqinakë Ali Kacenit “Likacenit”

Likacen more likacen

perzie halven me rrem

Likaceni prej Ulqini

Tan kusaret i perpini

 

-Po mandej ,- më tha ulqinaku,ne mos gaboj e therisnin Beqo.

-Si mandej ,-I thashe unë.

-He pra a e din metaman historin?

-Po i thashe unë me tërë kurajo.

-He më thuaj.

Unë i rashe fare shkurt edhe për aq pak sa dija, duke i thenë se si mbushi barken me sanë duke ia lene tërë peshën në kiç dhe me vela e ngriti barkën në bisht duke e kaluar mbi zinxhirë,fill pas kësaj tërë peshën e zhvendosi në pjesën e parme dhe barka kështu kaloi pengesën e zinzhirit.Unë e kisha mbaruar dersa ai priste të vazhdoja.Pastaj kur e pa se këtu ishte fundi me tha.

-Kaq vetëm!

-Po,- thashe une.

-Ti s’dinke gja hiç ma! –më thotë ulqinaku.

-Po he, a din ti ma shumë,-i thash unë.

-E di,por nuk e di krejt mire ,-tha ai me seriozitet.Po n’daç me e msu taman ,eja te gjyshi jem,se na e kallzan prej fillimit e deri në fund.

Shokët e mire e morën me gaz,por unë nuk ia zgjata dhe i thashe menjëhere:-e kur duhet te vij?

-Sot masditje,-më tha ulqinaku.

-Mirë me prit , i thashe dhe me te vertet nuk përtova,por u nisa por sa hëngra drekën, tek shteëpia tij,ku ishin sistemuar krejt provizorisht.E gjith shtepia dukej se ishte ngritur në oborr,sit e ishin muhaxhire në çadra.Dukej qartë se nuk kishin vendosur të rrinin.

Kjo pra ishte njohja ime me gjyshine shokut tim të ri ulqinak.

Gjyshi ishte i papritushëm,ndonëse ishte i thyer në moshë,mbi tetëdhjetë vjeç.

Ja historia gjyshit:

Likaceni ishte t’merr i detit,kështu thonin në atë kohë.Nuk linte askënd me ba cing në zonën e Ulqinit,por edhe në detet e  tjera ai ishte ma trimi.

Sulltani e kishte marrë inat se nuk e zinte dot dhe se edhe kusarët e tjerë ma shumë e kishin frikë Likacenin sesa vetë Sulltanin.

Kur kishin ba gja të madhe e shumë pre,Likaceni uli sanallin në det dhe me dy besnikët e tij shkoi drejt bregut për aheng,në brigjet e Marmasë,ku këndonin e pinin tanë natën bujtësit e kënaqëshin me kërcimtaret armene,të cilat ishin shumë të zonjat në kërcimi dhe në këngë,por mbi të gjitha ishin shumë të bukura.

 

Kur foli për ta,plaku kruante mjekrrën dhe bëri pak pauzë.Ajo më e bukura dhe më e gjata i ra në prehër Likacenit,duke mbajtur një gotë rakie në dorë.

Likaceni ishte shumë çakërrqejf.Ajo ia vuri rakinë në buzë teksa këndonte.Likaceni piu një hurth, e kapi nga mesi dhe e ngriti si të ishte gjethe.Por menjëherë ilaçi i gjumit,që ia kishte hedhur armenja në gotën e rakisë,ia këputi gjymtyrët dhe ai ra mbi të.Ishte e qartë se ishte e futur nga Sulltani.Kështu u burgos Likaceni.

E rrasën në një nga burgjet e Stambollit,pikërisht në galerat më të errta e me më lagështi.

E lidhën me zinxhirë kokë e këmbë.Nuk e dallonte as ditën e as natën por vazhdimishtë mendonte se si të dillte.Një ditë i tha gardianit të burgut:

-Eja mor burrë e m’fol pak se ça bahet atje jashtë.Nuk shohe,prej s’di se kur,dritë dilli me sy.

-Rri aty se mire je i thotë gardiani.

-Po mirë mor mirë,e zbut edhe ma shumë zanin Likaceni.Por a din se çfarë jam unë.

-E çfarë

-Pirat deti.Likaceni i Ulqinit jam.Unë or mik të peshoj me flori.Lene Sultanin me ato kacidhe që të jep,e n’daç hajde me mu e n’daç i merr ato flori e ik ku t’dush.Gardiani bani kinse nuk e kishte ndigju mirë dhe iu afrua te veshi.

-E ku ta di unë,se mi jep ti ato flori?

-Dil në det.e shiko një bark jo fort të madhe,prej druri dhe me vela e me topa të mshehun.Nji shqiponjë e madhe druri i rri mbi bash.E ke të mbushur me mall të rregult,me drithë për në Adriatik.Vishu tebdil se te njohin hafijet e Sulltanit e ta bajnë gjamën.Thuaji trimave të mi,ata nuk ikin prej aty deri sa te ngordhin,për pa marrë vesht se ku jam unë e si bahet halli.

Në mos paçin ba ndonjë rreng e po mbetesh edhe ti me gisht në gojë.Se unë or miku jem nuk rri gjatë këtu,si do që të bëhet puna.Prandaj luji durt e kamt,sa s’ta kam lan hijen.

Gardiani edhe u frikësua edhe po i vinte keq t’i ikte ai rast.Shqiptarë janë tha ai me vehte e mbajnë fjalën.Mandej gjysmën e shpërblimit do t’ua marr atyre,para se me e ndihmu Likacenin të arratiset.Ndërkaq Likaceni si me ia ble mendimin i thotë:
-Tre qese me flori ke me marrë gjithsej.Një qese ta japin në vend trimat e mi.Kështu ke me u thanë atyre,

-Po si kanë me më besu?

-Likaceni qeshi.Sa t’i flasësh për mua ata kanë me të kuptu,se kush je e çfarë bën.Ti u thuaj vetëm nja dy shenja që kam unë,një në nofull dhe një në shpatull.Gardiani ia hoqi pak këmishën dhe ia pa shpatullën.Një vragë e madhe thike dukej si të ishte gojë.Kështu u morën vesht dhe kështu u bë.

Kur mori qesen e parë me flori safi,u bind se me to nuk luhej.Njëri prej tyre i kishte thënë,sapo ia kishte dorëzuar qesen:-mos mendo se na ikën ,or lum miku.Ti je gardian i allamanjes dhe të thon Tosun.Tosun bej i thue vedit,por bej nuk je.Shtëpinë e ke mbas kodrës së parë,përtej limanit,në rrugën e Esma hanmit.Ke dy çika dhe një çun.Kur ia kishin përmend të gjitha këto hollësira,gardianit i shkuan djersë te ftohta.

Na,edhe për nja tre a katër ditë,do ta xjerrshim vetë,por po na bjen ma lirë e ma mirë me punu me ty.

Kështu gardiani megjithëse i hyri frika në palc,u bind se po të punonte pastër e mirë mund t’i merrte edhe paratë e tjera dhe bëri sa mundi.

Kur ra nata ai punoi me  mjeshtri dhe lëvizi një hekur të dhomës prej grilave që rrethonin Likacenin.E vuri prap në vend si kishte qenë më parë,por vetëm sa për tu dukë,sa të kuptohej se ishte e vënë.Mandej i tregoi drejtimin se nga shkohet,për tek frëngjitë e burgut që ishin nga deti.Asnjë roje nuk duhej të vriste,nëse nuk donte ta ndiqte pas e gjithë ushtrija.

Por nuk ishte problem,se në atë zonë rojet ishin të sigurt se nuk mund të kalonte asnjë i burgosur,sepse duhej të kalonte nëpër një korridor sekret.Kështu që pas mesnate flinin paq.

Por duhej të përgatitej mirë se duhej të kacavarej me duar e me thonj,për nja njëzet metra,aq lart ishin frëngjitë.Gurët e murit,po të ishe i stërvitur të lejonin të kapësh për to.Por po të rreshqitnin duart,mbarove,i kishte thëne Tosuni,nuk të gjen e nesërmja.

Në këso rastesh,rojet të vrasin në vend.Pastaj një pengesë tjetër duhet të kapërcesh.

Lartësia nga ku do të hidhesh në detë i kalon pesëdhjet metra.Nuk asht puna se nuk mund të hidhesh, por asht puna a do të mundesh me dalë prej asaj thellësie që do të zhysi pesha jote nga naltësia e madhe.Noto djathtas, bregu nuk ashtë larg.Aty do të gjesh një sanall me dy vela dhe dengat e sanës do t’i kesh në breg.Merr aq sa të duhen dhe tjerat i din vetë.

Unë do ta gjej mënyrën vetë se si do të shkoj te anija jote e do të pres aty.

O horo ,o soro.Du me e çu deri në fund punën me ty.Po të besoj.Kështu u ba.

Pjesën se si e kaperceu Likaceni zinxhirin e limanit e kam treguar .Por po kujtoj atë ma të bukurën kur mbërriti Likaceni në anijen e tij,e takoi Tosunin në kuvertë.Një grek që kishte në skuadrën e vet,që e merrte sa herë bënte rrugë për në Greqi e për në Detin e Zi, a bënte me shenjë nga mbrapa se a e lejonte t’ia fuste thikën.Por pikërisht atij i tha Likaceni,-eja këtu .

I dha një çelës në dore dhe i tha : – ik e merr dy qese tek arka e vogël në kabinë e ma sjell prap çelesin.Në këso rastesh askujt s’ia mbante të bënte ndryshe.Ata e dinin se Likaceni kishte roje të trefishta që nuk e njihnin njeri tjetrin.Greku erdhi dhe ia drejtoi qeset Likacenit.

-Jo.i tha Likaceni ,jepja me dorën tande.

-Urdhëro or mik,i tha greku me tërë dashamirësinë e respektin e vet,duke ulur kokën para tij,ashtu siç nderohet miku .

Tosuni që s’kishte parë gjë nga mbrapa,u përkul në shenj nderimi dhe i mori,i puthi e i vuri në ballë dhe i rrasi në gji.Kur mori të largohej ,Likaceni i tha :- dëgjo or mik, po që se të mbushet mendja, e ke nji vend në barken time.Unë pas nja nji muaji vij prap në këto anë.Peshoje mirë e mirse te vish po t’u mbush mendja.

Thonë se më vonë Tosuni ishte ba mik me Likacenin dhe se vërtetë ishte ba edhe ai pirat me të.Por kështu thonë,se asgja nuk asht pa taman,e mbylli plaku rrëfimin e tij.Ja pra kështu u arratis nga burgu kapidan Likaceni(Ali Kaceni).