Xhamia e Klleznës: Shporta e Ramazanit

0

 

P r o j e k t i

                            “ S H P O R T A  E  R A M A Z A N I T  2015 ”

 

XHAMIA E KLLEZNËS – Këshilli i Xhamisë së Klleznës dhe Forumi Rinor i Xhamisë së Klleznës, me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, për të tretin vit me radhë ndërmerr një aktivitet humanitarë në bashkëpunim me ju bamirës të nderuar në ndarjen e ndihmave që do t’iu dedikohen:

             jetimëve, skamnorëve, personave me aftësi të kufizuar dhe nevojtarëve

në tërë territorin e komunës së Ulqinit me rrethinë dhe Krajë.

 

Andaj kërkojmë nga ju bamirës të dashur me aq sa të keni mundësi që të kontribuoni në lehtësimin e jetesës së këtyre kategorive me nevojë në qytetin tonë.

 

Xhamia e Klleznës ka të regjistruar mbi 200 familje nga i gjithë territori i komunës së Ulqinit dhe Krajës. Shpresojmë që nga ky projekt të përfitojnë këto 200 familje.

         Me Shportën e Ramazanit 2013, u shpërndanë 145 shporta për 145 familje. Ndërsa me,

   Shportën e Ramazanit 2014, Ramazanin e kaluar u shpërndanë 220 shporta për 220 familje.

 

Pakot do të shpërndahen në natën e Kadrit dhe në natën e Fitër Bajramit, ku edhe këtyre familjeve sadopak t’ju kthejmë buzëqeshjen në këtë muaj të shenjtë, ku buzëqeshja e tyre është amaneti i jonë.

                    Një pako do të përmbajë këto lloje produktesh:

 

5 kg. Miell; 2 l. Voj; 3 kesa Makarona; 1 kg. Sheqer; 1 paketa Çaj filtër;

1 kg. Oriz; 3 kesa Supa të gatshme; 1 kuti Keksa1 kuti Hurma; 500 gr. Veget;

2 copa Sapunë; Detergjent; Shampo për flokë; Pastë për dhëmb

 

Në emër të Komisionit të Shportës së Ramazanit dhe në emër të këtyre kategorive ju jemi shumë mirënjohës për ndihmën e cila do të përcaktohet nga ana Juaj.

 

I Dërguari i Zotit, Muhamedi a.s. ka thënë:

                                   “Sadakaja nuk e pakëson pasurinë”

             “Ai që kujdeset për të shkretët dhe të varfërit është sikur ai që lufton në rrugën e Zotit”

                “Lusim Zotin e Lartëmadhëruar që çdo ndihmë tuajën ta radhisë në veprat e mira”

                  Me respekt

                  Komisioni i Shportës së Ramazanit

 

                  Kontribuo dhe Telefono tani:   (Komisioni 7 anëtarësh)

                       069 826 829;       069 829 579;       069 520 306

(Na kontaktoni për kontributin që ofroni, dhe NE vijmë në vendin e përcaktuar nga ju)

 

Vizitoni webfaqen zyrtare të Xhamisë së Klleznës në internet:

                         www.xhamiaeklleznes.com

                          Ulqin, 18.06.2015 – Ramazan 2015