VV: Armët e gjetura skanë lidhje me shpërthimet; Policia: Kemi prova që aktivistë të VV qëndrojnë pas bombave

0

Pas arrestimit te 6 anetareve te Lëvizjes Vetëvendosje kjo levizje në një konferencë për media, përmes kryetarit të saj Visar Ymeri, deklaroi më hollësisht për rastin e arrestimeve të gjashtë aktivistëve të VV-së, në lidhje me shpërthimin në Kuvendin e Kosovës. Ymeri tha se armët e gjetura nuk janë të personave të arrestuar të VV-së, ai gjithashtu tha se në Kosovë nga paslufta njerëzit nuk i kanë dorëzuar armët.I pari i Vetëvendosjes tha se këto forma të arrestimeve janë të njëjta me ato që ka përdorur UDB-a serbe, dhe të njëjtat po i përdor SHIK-u tash e sa kohë në Kosovë.
Nderkaq Policia e Kosovës ne nje kunderkonference ka treguar faktet të cilat kanë çuar në arrestimin e gjashtë aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje sot në orët e mëngjesit.
Prokurori Adburrahim Islami nga Prokuroria Speciale ka thënë se policia në bashkëpunim me Prokurorinë që nga data 4 gusht kur ka ndodhur sulmi ndaj Kuvendit kanë filluar me mbledhjen dhe vërtetimin e të gjitha provave.
Ai ka shtuar se Prokuroria pas mbledhjes së provave nga ana e policisë , ka ardhur në përfundim se këta gjashtë të dyshuar të cilët janë arrestuar sot kanë qenë të përfshirë në sulmin e ndodhur ndaj Kuvendit të Kosovës. Më pas ka prezantuar edhe disa fotografi ku shihen të dyshuarit për kryerjen e këtij sulmi me në motoçikletë që sipas Policise është përdorur për nga personat për të kryer sulmin ndaj Kuvendit.