Vrasja e çiftit çek: Policia po i afrohet vrasësit

0

Policia e Shkodrës ka ndaluar mbi 35 persona, mes të cilëve edhe një 25-vjeçar i dyshuar si autor i vrasjes së dy turistëve çekë, Michael Svatos dhe Anna Kasinova në Prekal të Dukagjinit.

Burime nga policia bëjnë me dije se i dyshuari është nga fshati Pult i Dukagjinit dhe njihet si person me rrezikshmëri të lartë kriminale dhe kultivues i lëndëve narkotike. Po ashtu, bëhet me dije se njollat e gjakut korrenspondojnë me ato të të dyshuarit.

Burime nga Prokuroria dhe Policia e Shkodrës thanë për “Shqiptarja.com” se autori i krimit mendohet se është një bari i zonës së Dukagjinit. Dyshohet se ai është rreth 18 deri në 25 vjeç dhe ditën e krimit ka pasur me vete një çantë, ku brenda saj kishte fshehur një automatik. Pas ndërtimit të dinamikës së krimit, mendohet se autori është marrë në automjet për t’u transportuar nga turistët çekë.

Dy turistët çekë, Michael Svatos, 27 vjeç dhe Anna Kosinova, 36 vjeç u qëlluan për vdekje në fshatin Prekal të Dukagjinit, pranë Shkodrës. Ndonëse janë shoqëruar rreth 30 persona dhe është bërë krehja e zonës, duke përfshirë thuajse krejt Dukagjinin, nga policia konfirmohet se akoma nuk ka persona të ndaluar. Policia ka gjetur katër gjurmë gishtërinjsh në makinë të cilat i ka krahasuar me 30 të dyshuar, por deri tani nuk ka asnjë përputhje.

Sipas dëshmive, policia ka krijuar një ecuri të ngjarjes e cila ka vetëm një dilemë: nëse autori veproi i vetëm apo me bashkëpunëtorë. Dëshmitarëve në hotelin ku qëndruan turistët çekë, thanë se ata ishin nisur vetëm dhe rrugës mendohet të kenë marrë një bari për ta transportuar.

Grupi hetimor që po ndjek zbardhjen e vrasjes së dy turistëve ka gjetur dy aparatet fotografikë të çiftit. Janë 400 fotografi të shkrepura nga aparatet e tyre dhe ekspertët po përpiqen të gjejnë ndonjë të dhënë ose imazh të vrasësit. Laptopi, telefonat, aparatet fotografikë dhe disa qindra euro të çiftit kanë qenë të paprekura dhe hetuesit po shikojnë pista të tjera veç grabitjes e cila nuk shihet më si mundësi pasi vrasësi nuk ka prekur asgjë.

/Shqiptarja