Vojvodina kërkon referendum njëson si Republika Srbsa

0

Pas referendumit të jashtëligjshëm të zhvilluar në Bosnjë nga Republika Srbska, edhe Krahina e Vojvodinës në Serbi kërkon një referendum të tillë.
Propozimi ka ardhur nga kreu i Lidhjes Social Demokrate të Vojvodinës, (LSV) Nenad Çanak, i cili thotë se referendumi është akti më i lartë demokratik. Tri vite më parë, Gjykata Kushtetuese në Serbi ka anuluar statusin e Vojvodinës, vendim të cilin LSV-ja e ka konsideruat të turpshëm.
“Ne besojmë se Presidenti Tomislav Nikoliç, mirëpret propozimin tonë”, tha ai në deklaratës.
“Fqinjët tanë kanë emrat e tyre të njohur ndërkombëtarisht. Retorika për “tokat serbe” ishte një pjesë e politikës luftënxitësve të Presidentit Nikoliç”, shtoi ai.
Çanak thotë se Nikoliç ka poshtëruar Serbinë, duke pretenduar se referendumi duhet të mbetet një “letër e vdekur”, duke shtuar se presidenti serb me deklaratat e tij u bashkua me pjesën më ekstreme të shoqërisë.
Vojvodina kërkon autonomi nga Serbia, duke pretenduar që qytetin Novi Sad ta shpallë kryeqytet të saj. Krahina është banuar kryesisht nga boshnjakë.