Vjollca Lika – Çobaj pyet ministrat për depolitizimin ne arsim.

0

Përfaqsuesja e Forcës së Re Demokratike në Parlamentin e Grave, Vjollca Lika – Çobaj, iu drejtua Qeverisë së Malit të Zi, gjegjësisht Ministrisë së Arsimit, me një pyetje në lidhje me kriteret e përdorura në përzgjedhjen e përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit si anëtarë në këshillet drejtuese  të shkollave, dhe se a do të ndërmarrë Ministria e Arsimit ndonjë iniciativë në të ardhmen për depolitizimin e këshillave drejtuese në këto institucione.

Pyetja i znj. Çobaj ishte e vetmja e bërë në gjuhën shqipe.

Investimi  në sistemin e arsimit, tha Çobaj, do të thote investim  në ardhmërinë e shoqërisë.  Duke u nisur nga kjo sistemi arsimor në Mal të Zi  ka mungesa të shumta. Vet procesi i reformës në arsim, paraqet një paradoks në vete duke marr parasysh që shkollat, të paktë  flas për ato në komunën e Ulqinit,  nuk plotësojnë as kushtet elementare  për mësim.  Reforma në sistemin e arsimit i’u është servuar shkollave nga qendra, gjegjësisht Ministria e Arsimit,  duke i lënë ata pa asnjë mbështetje në implementin e këtij procesi aq të rëndësishëm në formimin e gjeneratave të reja.  

Shkollat sot përballen me  vështirësi të ndryshme si klasë të stërngarkuara, kurrikula dhe tekste mësimore të papërshtatshme, mungesë mjetesh mësimore, sfida me mësimin inkluziv  dhe shumë të tjera. Zgjidhja e këtyre  problemeve kërkon bashkëpunim dhe bashkëveprim të shkollave nga njëra anë  me Ministrinë  e Arsimit, Entin për shkolla, Entin për tekste shkollore nga ana tjetër por  fatkeqësisht në mes tyre ekziston  një vakuum i madh. Ndoshta kjo ndodh nga mungesa e njerëzve kompetent dhe profesionist që janë urëlidhëse mes këtyre institucione.

Me ndryshimin e Ligjit për emërimin e  udhëheqësve të shkollave, kompetenca i ka kaluar direkt  Ministrisë gjegjësisht ministrit dhe të gjithë jemi dëshmitarë të asaj që gati të gjithë të emëruarit në këto poste i përkasin një partie politike. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, nga 5 anëtarët që kanë shumica e këshillave të shkollave, ku njëri përfaqëson mësimdhënësit dhe njëri anëtarë prindërit, 3  të tjerët janë përfaqësues të Ministrisë të cilët poashtu janë funksionarë apo aktivistë të të njëjtës parti.  

Kjo tregon një centralizim të plotë të sistemit të arsimit duke neglizhuar totalisht rëndësinë që kanë insitucionet edukativo-arsimore, duke anashkaluar kërkesat e mësimdhënësve, prindërve dhe komunitetit lokal në dobi të fëmijve  dhe si pasojë e kësaj vonë mund të presim përmirësime në sistemin e arsimit e aq më pak  reformë frutdhënëse .

Depolitizimi në sferën e arsimit është në interes të përgjithshëm të të gjithë ne nëse dëshirojmë të krijojmë një shoqëri e cila bazohet në vlera të mirëfillta e kapacitete njerzore e jo merita e servilizma partiake, arsyetoj pyetjen e saj znj. Çobaj, e cila është edhe vetë punonjëse në arsim.