Vijesti: Hajdinaga nën hetim për rrëzimin e Galebit

0

Gazeta “Vijesti” në numrin e sotëm ka publikuar një artikull në të cilin thuhet se organet shtetërore kanë hapur hetimet ne lidhje me rrëzimin e hotelit Galeb në Ulqin.

Sipas burimeve të kësaj gazete, në kuadër të hetimeve do të merren deklarata edhe nga ish kryetari i komunës Gzim Hajdinaga dhe ish sekretari për urbanizëm Nazif Hoxhiq. Të dyshuar janë edhe disa ish ministra në Qeverinë e atëhershme të Malit të Zi dhe persona nga kadastra e Ulqinit.

Kompania Rokshped e privatizoi hotelin “Galeb” për 5,75 milion euro në vitin 2006, por nuk plotësoi asnjë nga kushtet e marrëveshjes, por kjo nuk e ndaloi Sekretariatin për urbanizëm në Ulqin që ti jap lejen për rrëzimin e hotelit. E cuditëshme është që as kontrata nuk u shkëput, edhe pse investitori nuk plotësoi asnjë nga obligimet.

Tashmë kjo çështje është shëndrruar në aferë pasi kompania Rokshped ka marrë kredi nga një bankë, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, shumën rreth 29 milionë euro, ku si garanci ka vendosur hotelin Galeb, i cili është rrëzuar para nëntë viteve.

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=GW6Ct–vR_E