Vijesti: Gjeka kishte mashtruar edhe Albin Kurtin?

0

Në numrin e sotëm të gazetës “Vijesti” ka dalë një artikull në të cilin thuhet se në vitin 2012 , gjatë bisedimeve të partive shqiptare për platformë të përbashkët, ku Albin Kurti ishte mediator, doli në pah se kryetari i Partisë Demokratike të sapoformuar Fatmir Gjeka, i kishte premtuar PDS (DPS) koalicion parazgjedhor.

Kjo informatë hedh dritë edhe mbi arsyet e dështimit të marrëveshjes së partive shqiptare.
Sipas raportit të Lëvizjes Vetëvendosje, në krye të seciles ndodhej Albin Kurti, Gjeka në takim me cdo kusht ka kërkuar të jetë në krye të listës, edhe pse kurrë më parë partia e tij nuk kishte dalë në zgjedhje dhe as nuk dihej sa vota kishte.
Në atë kohë këtë kërkesë shumë e kanë trajtuar vetëm si mënyrë për të minuar bisedimet, pasi Gjeka ishte i fundit që kishte të drejtë të kërkonte vendin e parë në listë.
Marrëveshjen e Gjekës me PDS-në duhet ta ketë ditur edhe Mehmet Bardhi, pasi LD në MZ me PD-në kishin marrëveshje të përbashkët.

Tani përsëri flitet për platforma të përbashkëta të inicuara nga Gjeka për bashkimin e partive shqiptare. Mirë do të ishte që fillimisht të zbardhen marrëveshjet me PDS-në e pastaj të flitet për platforma.