Vidhen përsëri pompat e Kripores?

0

Në natën ndërmjet të premtes dhe të shtunës, persona të paidentifikuar kanë vjedhur përsëri pjesë nga pompat e Kripores të vendosura në lagjen Gjerana, shkruan “Vijesti”

Nga kryesia e ndërmarrjes akoma nuk kanë informacione të sakta për rastin në fjalë, por janë optimist se policia do ta zgjidhë çështjen pasi për një vepër të tillë duhen 3-4 veta.

Sipas disa bashbiseduesve të gazetës “Vijesti”, ky është një akt diverzioni nga persona të cilëve u pengon fakti që Kriporja po bëhet gati të shpëtojë bazenat dhe ekosistemin e vet.

Agim Cuca, puntor i sigurimit, thotë se një ditë më parë çdo gjë ishte në rregull dhe në vendin e vet, dhe se nuk e ka të qartë nëse dikush po tallet apo jo.

Ai thotë se në ndërmarrje akoma nuk e dinë me saktësi se cila pjesë është vjedhur.

Pompat akoma nuk janë në funksion, por qeveria dhe UNDP për riparimin e tyre kanë ndarë 200.000 euro.