Vërshime apokaliptike në Tetovë: Deri tani zyrtarisht 4 të vdekur (video)

0

Ka shkuar në 4 numri i viktimave në ShipkovicëTetovës, si rezultat i shembjes së një shpati mbi fshatin, njoftojnë banorët e këtij fshati, ndërkohë që këto të dhëna rreth numrit të viktimave akoma nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Deri në këto momente zyrtarisht ka 4 të vdekur nga vërshimet në Tetovë. Poashtu deri në ora 22 të mbrëmjes janë sjellë në Spitalin e Tetovës edhe 5 persona të tjerë me lëndime të ndryshme nga Shipkovica, njëri prej tyre me lëndime të rënda është dërguar në Spitalin e Shkupit.

Siç raportohet nga vendi i ngjarjes ka disa të lënduar në Shipkovicë dhe vërshimet kanë marrë me vetë shtëpi vetura, kafshë, nuk dihet nëse ka ndonjë të humbur, nëse i ka zënë dheu apo shtëpia.

Fshatarët e Shipkovicës vazhdojnë të kërkojnë njerëz, nëse ka humbur ndonjë sepse siç shprehen ata nuk dihet nëse ka ndonjë mërgimtarë që banorët nuk e din se është në shtëpi.Në fakt fshati Shipkovicë sot pasdite, është përfshirë nga vërshime apkaliptike, që për pasojë kanë patur shembjen e një shpati, mbi këtë fshat malor, që ka mbuluar dhjetëra shtëpi të këtij vendbanimi. Banorët thanë se dheu dhe gurët e shembur, kanë arritur lartësinë e minarës së xhamisë. Ato apelojnë për ndihmë mjekësore duke kërkuar që të aktivizohen helikopterët e policisë sepse rrugët janë të bllokuara. Raportohet edhe për të zhdukur tjerë dhe të lënduar, por numri i tyre i saktë akoma nuk dihet.

Situatë alarmante dhe shumë e vështirë nga rrëshqitja e dheut vazhdon të jetë edhe në disa fshatra tjerë të rajonit të Tetovës, respektivisht të Malësisë së kësaj ane.