Veprimtaritë Komunale: Sindikati paralajmëron grevë

0

Lënda:Kumtesë për opinion

 

Organizata sindikale NP “Veprimtari Komunale” Ulqin përmes kësaj kumtese dëshiron të informojë banorët e Komunës së Ulqinit për gjendjen e vështirë ekonomike në të cilën  gjenden punëtorët e kësaj ndërrmarrje.

Duhet të jemi të vetdijshëm se natyra e punës të cilën e ushtrojnë punëtorët e kësaj ndërrmarrje, e posaçërisht sektori I pastrimit është ndër më të vështirat që egzistojnëe. Njëheri duhet cekur se shumica e këtyre punëtorëve janë të vetmit të punësuarit në familje dhe se shumica e tyre janë raste sociale. Puna e tyre është pasqyra e këtij qyteti turistik, me të cilin pretendojmë të mbijetojmë si komunë. Këta të punësuar sot kujdesen për llomin të cilin e shkaktojnë 150.000 turistë, në kushte normale do të ishte e udhës të fitojnë shpërblime kurse ata në fund nuk mund të sigurojnë as pagat e tyre të cilat janë minimale.

Duke pasur parasysh këto fakte është e papranushme që punëtorëve të kësaj ndërrmarrjes tju vonohet paga 3 muaj ( Maj, Qershor dhe Korrik) edhe ato gjatë sezonit turistik, dhe me të drejtë të plotë pyesim se çfarë do të ndodhë me rrogat tona gjatëperiudhes dimërore.

Për këtë arsye  Organizata Sindikale ka lajmëruar dy herë grevë dhe ato me 03.06.2015 dhe me 22.07.2015 nga të cilat jemi tërhjekur për shkak të mirëvajtjes së sezonit turistik dhe premtimeve te dhëna si nga ana e ndërmarrjes ashtu edhe nga komuna, e cila është edhe borxhliu më i madh i ndërmarrjes.

Kësaj rradhe apelojmë  tek të gjitha organet kompetente, si komunale ashtu edhe shtetërore që të gjejnë nje zgjidhje për situatën e rëndë të punëtorëve. Nëse në një afat sa më të shkurtërnuk gjindet zgjidhja, me keqardhje kemi obligim të lajmerojmë qytetarët se Organizata sindikale do të oragnizojë grevën nga e cila ndoshta askush  nuk do të përfitojë, por ne jemi të detyruar qëpas sakrificave të shumta që kemi bërë për këtë ndërmarrje dhe për qytetin tone, tani të mbrojmë edhe  familjet tona.

Pasqyrën  e qytetit  duhet ta mbrojmë së bashku, ajo nuk mund të jetë vetëm në boshtin e një grupacioni të vogël të të punësuarve.

 

ORGANIZATA  SINDIKALE