Veprimtaritë Komunale: Javë e ngarkuar në pastrimin e qytetit

0

Në ndërmarrjen “Veprimtaritë Komunale” duket se kanë pasur një perudhë mjaft të lodhshme pune. Aktiviteteve të përditëshme, kohëve të fundit i janë shtuar edhe nevojat e pastrimit të pasojave të lëna pas nga koha e keqe.

Në foto mund të shihni intervenimet e tyre në mirëmbajtjen e qendrës së qyetit në bulevardin Gj.K. Skenderbeu, pastrimin e mbeturinave dhe rregullimin e gjelbërimit pas ndërtesave të solidaritetit, pastrime në Meteriz, pastrimin e Moles së Madhe nga pasojat e kohës së keqe, si dhe pastrimin e disa pjesëve të kanalit Bratica, ku nuk mungojnë hedhjet e shumta dhe të pandërgjegjëshme të mbeturinave.