Vendoset gurëthemeli i shkollës në Sukubinë

0

Ministri i Arsimit Predrag Boshkoviq, Kryetari i Komunës Fatmir Gjeka dhe përfaqësuesi i diasporës tonë në SHBA Cafo Boga, vendosën gurëthemelin për ndërtimin e shkollës në Sukubinë.
Ky është projekti i parë trilateral që do të realizohet falë Ministrisë, Komunës dhe diasporës. Vlera e këtij projekti është rreth 300 mijë euro dhe punimet i janë besuar Artek&Ing Invest nga Podgorica.

Shkolla e re në një sipërfaqe prej 450 metra katrorë do të ketë klasat moderne të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme si dhe sistemin e ngrohjes dhe ftohjes.

Vitin e ardhshëm shkollor nxënësit dhe mësimdhënësit do ta presin në objektin e ri.