Vendimi për Kriporen muajin tjetër

0

Seanca gjygjësore në mes të Eurofondit, që ka shumicën e aksioneve të Kripores, dhe shtetit të Malit të Zi ka përfunduar dje në Gjykatën Ekonomike, bën të ditur “Dan”.

Gjykatësja Jelka Drashkoviq Vojvodiq do ta bjerë vendimin final pas një muaji.

Eurofondi kërkon që ti njihet e drejta e pronës mbi 15 milion metër katërorë në zonën prapa Plazhit të Madh, kurse kërkesa për 25 mijë metër katrorë që përfshin edhe ndërtesën administrative, është tërhequr nga avokati i këtij fondi Milan Vujosheviq.

Ai në fjalën perfundimtare tha se shteti nuk ka të drejtë pronësie mbi tokën e Kripores, dhe se duhet të respektohet vendimi i Agjensisë për Rikonstruktim i vitit 1996. Avokati i shtetit nga ana tjetër kërkoj të hidhet poshtë kërkesa e fondit.

Eurofondi bleu shumicën e aksioneve të Kripores në vitin 2004 me 800 mijë euro, që u rrit në 10 milionë sipas tyre deri në shpalljen e bankrotit në vitin 2011.

Tani ata kërkojnë pronësinë mbi tokën ose demshpërblim prej 200 milion euro!!!

Të presim…..