Vazhdon punësimi pa kriter në Komunën e Ulqinit

0

Sipas të dhënave jozyrtare nga Ministria e Financave, punësimi në Komunën e Ulqinit po arrin shifra rekord.

Që nga shtatori i vitit 2013 deri në shtatorin e viti 2014, në Komunë dhe ndërmarrjet e varura prej saj, janë punësuar 175 puntorë të rinj, duke e rradhitur Ulqinin të parin në rang të Malit të Zi.

Pas Ulqinit vijnë komunat e Beranes me 118 puntorë, Plevlja 82, Podgorica 77.

Edhe më alarmant është fakti se të gjitha këto komuna kanë shumë më tepër banorë se Ulqini, por kanë punësuar pergjysëm më pak. Problem tjetër në Ulqin është edhe mosparaqitja në punë e puntorëve, të cilët marrin rrogë por nuk paraqiten fare në punë.