Vazhdon migrimi masiv nga Gucia

0

Gjendja gjithnjë e më e vështirë ekonomike në veri, ka shkaktuar një valë të re të migrimit, ku vetëm nga Gucia muajt e fundit janë larguar një masë e madhe njerëzish, shkruan “Vijesti”.

Kryetarja e komunës më të re malazeze Anela Çekiq (PDS) nuk e mohon se emigrimi është i dukshëm, por hedh poshtë vlerësimet se kanë ikur rreth 2000 banorë.

“Kjo është pothuajse gjysma e popullsisë sonë, kështu që numri i atyre që kanë ikur është shuma më i vogël,” tha ajo, duke shtuar se migrimi nuk është diçka e re, dhe se njerëzit në këtë zonë gjithmonë emigrojnë në kërkim të një jete më të mirë.

Nga Gucia, thotë ajo, po largohen për arsye ekonomike, kryesisht në Shtetet e Bashkuara.

Nga Ambasada e SHBA-së në Malin e Zi, nuk ishte e mundur të merren të dhëna mbi numrin banorëve nga Gucia të cilët kanë marrë viza këto muajt e fundit.

“Të dhënat statistikore për vitin fiskal 2014 (1 tetor 2013 deri më 30 shtator 2014) nuk janë publikuar ende,” njoftuan nga Ambasada, duke shtuar se Departamenti i Shtetit publikon statistika mbi vizat e lëshuara në vit në faqen e internetit www.travel.state.gov.

Nga 1 tetori 2012 deri më 30 shtator 2013, qytetarëve të Malit të Zi u janë lëshuar 3862 viza jo-emigrante për në SHBA.

Rritja e numrit të vizave turistike të lëshuara në Shtetet e Bashkuara, thonë ekspertët, është i ndikuar nga liberalizimi i konsiderueshëm i procedurave në raport me periudhën e mëparshme. Duhet të përfillet edhe fakti se në Amerikë, ndryshe nga vendet e BE-së, është shumë më e lehtë për të gjeneruar kushtet e qëndrimit.

I çuditshëm është fakti se sa më keq jetojnë shqiptarët, aq më shumë përkrahje fitojnë partitë në pushtet, të cilët edhe bëjnë pushtetin në këtë komunë.