Vazhdon interesimi për ndërtimin e parkut ujor

0

 Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij u takuan me investitorët turq të Kompanisë ,,Polin,, të cilët janë tejet të interesuar që në qytetin tonë të ndërtojnë një Akva Park të përmasave të mëdha.
Z. Cungu edhe në takimin me gazetarë tha që komuna është shumë e interesuar për këtë investim dhe është duke u anagazhuar në eleminimin e të gjithave pengesave me qëllim që projekti të jetësohet.

 Hapat janë duke shkuar në këtë drejtim dhe Akva Parku do të jetë një realitet për Ulqinin dhe do të shtojë oferten turistike të tij. Krahas kësaj aty do të punësohen dhe disa dhjetra punëtorë.