Vazhdojnë skandalet: Gjeka hedh për miratim planin e Resulbegoviqit para Mediteranit

0

Në rend të ditës për mbledhjen e nesërme të Kuvendit Komunal, do të gjendet edhe plani kontrovers për objektin e arkitektit Selim Resulbegoviq para hotelit Mediteran.
Ky plan ishte edhe një nga arsyet e shkarkimit të Resulbegoviqit nga kryetari i atëhershëm Nazif Cungu.
Në debatin e ashpër në televizionin Teuta gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2014, Resulbegoviq e mohoi këtë plan, por sic duket Cungu kishte të drejtë.

   
Këtë e vërteton edhe vendosja e këtij plani për miratim nga vetë kryetari Gjeka, kurse plani për Mediteran nuk miratohet tash 9 vjet ( prej 2007), edhe pse ka paguar 250.000 euro komunali.
Portali ynë mëson se hoteli Mediteran ka ngritur akt padi ndaj projektuesit në lidhje me këtë plan.