Vazhdojnë “shkëlqimet” e Radulloviqit: Pas nënës së sheikut vijnë 25.000 eurot për Valdanos

0

Se disa personazhe publik në Mal të Zi janë më qesharak se edhe Chaplini e dokumenton edhe kryetari i Shoqatës Turistike të Malit të Zi, Zharko Radulloviq.

Pas “përrallës” së herës së kaluar kur tha se për Valdanosin, sipas “burimeve” të tija, ishte e interesuar nëna e sheikut miliarder Al Thani, tani po sipas “burimeve” të tija, dikush paska sabotuar shitjen e Valdanosit me ryshfet 25.000 eurosh.

Kuptohet, as atëherë e as tani, Radulloviq nuk mund të bëjë publike identitetin e “burimeve” të tija.

Këtë ai e tha në emisionin “Ziva Istina” në TV Vijesti”, duke aluduar se personi që “prishi” punën e Valdanosit qenka përfaqësues i një vendi tjetër. Kuptohet, as vendin nuk mundet ta bëjë publik.

Duke parë se Radulloviq gati në cdo dalje para mediave po përmend Valdanosin, shtrohet pyetja se cili është apo ishte interesi i tij në gjithë këtë mesele.