Vazhdojnë përplasjet në PSD (SDP) edhe pas kongresit

0

Përplasjet ndërmjet dy palëve kundërshtare në PSD (SDP) po vzhdojnë edhe pas përfundimit të kongresit të kësaj partie.

Mediat malazeze sot kanë publikuar artikuj ku palët kërkojnë, argumentojnë dhe akuzojnë njëra tjetrën për tradhti të idealeve, luajtje me reputacionin e partisë etj.

Fillmisht mësohet se pala e kandidatit të mundur për kryetar partie Ivan Brajoviq, në mbledhjen e ardhshme të KQ-së do ti kërkojë palës tjetër që ndarja e funksioneve në parti ( mundësisht edhe në qeveri) të shkojë si pas rezultatit të kongresit, 55%-45%, si dhe partia ti kthehet idealeve të saja bazë.

Pasi mjaft zyrtarë prej kësaj pale kanë qenë në poste qeverisëse e partiake tash 15 e më shumë vjet, një kërkesë e tillë nuk duket e çuditshme. Shumë prej tyre as nuk njohin punë tjetër.

Nuk ka vonuar edhe përgjigja e palës tjetër.

Ato me një deklaratë të gjatë por të thurrur këndshëm, i kanë bërë të ditur palës tjetër të partisë së vet, se pikërisht kjo parti nuk është çiflig ku ndarja e posteve shkon sipas përqindjeve në kongres, por sipas meritës së ayre që nga partia nuk marrin por japin. Domethënë antarëve.

Ato poashtu i bëjnë të njohur palës tjetër të së njëjtës parti, se mendimi i pakicës brenda partisë garantohet me statut, por se kongresi ka përfunduar dhe se të gjithë duhet të respektojnë rezultatin.

Nga këto deklarata, lexuesi i thjeshtë e ka shumë të vështirë të kuptojë thelbin e secilës prej tyre.

Por ajo çka shumë shpejt mund të bëhet e qartë dhe realitet ëshë çarja e partisë dhe kalimi i një pjese të mirë të zyrtarëve të saj në partinë tjetër.

Nuk është e vështirë të kuptohet se në cilën.