Përplasjet ndërmjet dy anëve në konflikt në PDS-në e Uqinit duket se nuk kanë përfunduar. Sipas gazetës “Dan” , komisioni statutor i partisë do të vendos sot nëse Konventa zgjedhore e kësaj partie në Ulqin, do të anullohet.
Me këtë rast, qendrën e e partisë në Podgoricë e kanë vizituar përfaqsuesit i palës kundër kryetarit aktual Loro Nrekiqit, të udhëhequr nga Muhamet Spuzha. Ato pranë qendrës janë ankuar se zgjedhjet e antarëve të KK-së ka qenë të parregullta dhe të dirigjuara me qëllim që ato vende ti marrin familjarët dhe të afërmit e Nrekiqit dhe deputetit Luigj Shkrela.
Sipas tyre, Nrekiqi si funkcioner i PDS-së ka grumbulluar pasuri të madhe të cilën nuk e ka deklaruar. U përmend edhe krediti prej 100 mijë eurosh që Nrekiq ka marrë nga Prva Banka, por që nuk figuron në kartonin e paraqitjes së pasurisë. Këtë kredit, thonë ata, Nrekiq e ka shftytëzuar për të blerë tokën prej 3600 metër katrorë në Pinjesh.
Përvec kësaj prone, Nrekiq posedon edhe shtëpinë prej 960 metër katrorë në Gjerana, toka në Totosh, Fushë të Ulqinit , Gjerana, si dhe banesën prej 84 metrash katrorë në Podgoricë.
Ato shprehën shqetësim për gjendjen materiale të tyre dhe mbështetjen në ramje të partisë në qytet.
Këto akuza filluan disa muaj pas dështimit të kësaj partie për formimin e qeverisë lokale, ku ato për këtë fajsuan direkt Nrekiqin.
Ajo cka është e cuditshme në këtë mes është se këto antarë, kur Nrekiq thiri mbledhjen e KK-së në vjeshtë, nuk u prononcuan fare dhe fajsuan mediat dhe opozitën për tentativë të krijimit të senzacioneve joekzistente.
Zgjedhja e kryetarit të ri të KK-së duhet të bëhet deri me datën 5 maj, përvec nëse komisioni statutor anullon konventën zgjedhore.
Kandidat për kryetarë janë Loro Nrekiq, Muhamet Spuzha, Arjan Lamoviq, Bojan Gjakonoviq, Ilmi Dervishi dhe Rexhep Taganoviq.