Vazhdim i komedisë: Kriporja përsëri në shitje, kësaj rradhe kërkohen 149 milionë euro

0

Komedia rreth shitjes së Kripores së Ulqinit vazhdon edhe më tutje. Edhe pse është e qartë se ajo nuk mund të shitet, të paktën jo në këtë formë, drejtori administrativ ka shpallur tenderin e ri.

Kësaj rradhe për Kriporen kërkohen të paktën 149 milionë euro. Ofertat mund të dorëzohen deri me datën 26 tetor 2015.

Në tender është shpallur komplet pasuria e Kripores, 14.5 milion metër katrorë, ndërtesat administrative, mekanizimi, komplekset energjetike etj.

Për momentin Kriporja ndodhet nën menaxhimin e ndërmarrjes publike “Parqet Kombëtare”, e cila e ka marrë atë me qira për një vit.