Vandalizohet harta turistike e Ulqinit, shkolla fillore pa mbishkrim shqip

0

Harta turistike e qytetit tonë e vendosur në rrugën për në kala është bërë pre e vandalëve deri tani të panjohur.

Në një foto të postuar në rrjetin social të z. Ismet Karamanaga, shihet qartë që emri i qytetit i shkruar në gjuhën shqipe është tentuar të fshihet, çka edhe është arritur pjesërisht.

Kjo ka ngjallur mjaft debate në rrjetet sociale dhe akti është dënuar nga pjestarë të të gjitha nacionaliteteve.

Por ky nuk është i vetmi rast ku mbishkrimet në gjuhën shqipe fshihen.

Tabela në hyrje të shkollës fillore “Boshko Strugar”, pjesa në gjuhën shqipe, është e fshirë, kurse tabela akoma qëndron në vendin e vet.

Edhe pse gojën e kemi plot europë, integrime, tolerancë, e shumë fjalë të tjera të bukura, që të jemi të sinqertë shumë as nuk ju dinë kuptimin, është e qartë që nga vitet ’90 nuk kemi lëvizur shumë.

FB_IMG_1425924208142