Vahida Nimanbegu: Ekzpozitë në Boston dhe New York

0

Artistja nga Ulqini Vahida Nimnabegu, sëbashku me tre artista tjerë shqiptarë që përfaqsojnë artin bashkohor, Jona Dividi (Shqipëria), Burhan Ahmeti (Maqedonia) dhe Arben Dermaku (Kosova), u ftuan nga Departamenti i Ariti të Universitetit Massachusetts në Boston.

Në kuadër të kësaj vizite u organizuan dy ekpozita, njëra në Boston me 26 qershor në galerinë “Modestino” dhe tjetra në New York me 6 korrik në galerinë “MC”.

Në ekspozitën në New York, ku secili artist ekzpozoi nga 8-10 krijimet e veta, morën pjesë edhe artistët nga SHBA, Ilo Oxa dhe Arjana Xhemajli.

Gjatë qëndrimit të artistëve atje, Universiteti Masachusetts u ka ofruar atyre ambientet e veta për të ndarë eksperiencat e ndryshme mes pedagogësh dhe studentësh.

Pas demonstrimit të teknikave të ndryshme të artit përpara studenteve, këto punime u shfrytëzuan për ekspozitën në fjalë.

 

expozita1