Ura e re do të mbajë emrin e Teutës

0

Ura e re e ndërtuar mbi Port Milenë do të mbajë emrin e mbretëreshës ilire Teutës, kurse rrugët e tjera do të mbajnë emrat aktual.

Kuvendi Komunal qysh në vitin 2001 ka bërë riemrimin e rrugëve por ky vendim u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese për shkak të disa shkeljve në preocedurat e emërtimit. Tani pritet që ky propozim të kalojë pa pengesa pasi është marrë mendimi i Bashkësive Lokale, mungesa e të cilit iste arsyeja kryesore e hedhjes poshtë nga Gjykata Kushtetuese, me ankesë të PPS-së (SNP).

Këtë e konfirmoi për “Vijesti” edhe kryetari i Kuvendit Fuad Haxhibeti, i cili theksoi se emrat e rrugëve dhe bulevardeve do të qëndrojnë të njëjtë, kurse rrugët në Shtoj do të marrin numra në vend të emrave.

Deri tani, rrugët në Shtoj kishin emra që banorët u vendosnin sipas qejfit apo vendit nga kanë origjinën, si p.sh Beogradska, Tutinska, Podgoricka..etj.