URA dorëzon listën, incident para Komunës

0

Gjatë dorëzimit të listës për zgjedhjet e ardhshme lokale, sot para Komunës së Ulqinit ka ndodhur një incident në të cilin ishin të përfshirë zyrtarë dhe antarë të URA-s, si dhe punonjësi i Komunës Muhamet Nika.

Nga një video e postuar në portalin Vijesti, duket se shkaku i incidentit ishin disa shkronja prej kartoni që simbolizojnë emrin e partisë dhe të cilat ishin vendosur para hyrjes në ndërtesën e Komunës.

Gjatë incidentit ka pasur konflikt verbal por edhe kontakt fizik mes Nikës dhe njërit prej antarëve të URA-s.

URA e ka paraqitur Nikën në polici kurse ky i fundit ka mohuar të jetë iniciator i incidentit.