URA i cilëson festimet në Tuz si fashiste

0

Nga lëvizja qytetare URA siç thonë, dënojnë thirrjet dhe ikonografit fashiste nga mbrëmja e festimit në Tuz, dhe më e përgjegjshme për ketë situatë cilëson pushtetin tridhjetëvjeçare të DPS-it e cila nga Mali i Zi nuk deshi të blejnë një shoqëri qytetare.

“Në shoqërinë në të cilën zyrtarët më të lartë tesh  30 vite përsërisin që gjithë ato që mendojnë ndryshe nga ato janë armiqtë e shtetit, që janë qytetar të rendit të dytë dhe nga të cilëve i bëhet padrejtësi të panumërta institucionale, nuk mund të presim harmoninë e një shoqërie qytetare. Në shoqëri të tilla në mënyrë të pashmangshme shfaqen format e ndryshëm që e vërteton rasti i Tuzit” theksojnë nga partia URA.

“Le të kujtojmë ballinën e një tabloidit të regjimit ku në formën më të keqe trajton popullin shqiptar, ose “intelektualin” e paguar në televizionin publik të rrëmbyer i cili me fashizëm sulmon përfaqësuesit e popullit serb. A është e mundur që në një atmosferë të tillë të presim një shoqëri moderne, qytetare dhe evropiane” thanë ata.

Kujtojmë që të dielën në Tuz partitë shqiptare të bashkuara patën sukses historik duke fituar bindshëm në zgjedhje. Në festimin e shqiptarëve pas fitores jan dëgjuar thirrjet UÇK, çka ka zgjuar polemike në shoqërinë malazeze duke e karakterizuar si incident që cënon konceptin qytetar dhe më së fundi URA, parti e drejtuar nga shiptari Abazoviq, që thirrjet “UÇK” i cilëson si thirrje Fashiste.