Univerzitetet e Shqipërisë: Kuotat më të shumta për studentët nga Mali i Zi

0

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka ndarë gjithsejt 600 kuota për studentët shqiptarë jashtë vendit, të cilët duan të ndjekin studimet e ciklit të  parë  “bachelor”, programet e ciklit të dytë “master shkencor”, si dhe ato jouniverzitare.

Numrin më të madh të tyre do ta përfitojnë studentat nga Mali i Zi, plot 208, për Kosovën janë ndarë 119, për Maqedoninë 147, Preshevën 61, Bujanovcin 57, dhe Medvegjën 9.

Dorëzimi i dokumentave përkatës për regjistrim duhet të bëhet deri me datën 21 gusht.