Unaza: Rikonstruktim modern i gjithë infrastrukturës

0

Ndërtimin i unazës në qendër të Ulqinit ka qëllim primar lehtësimin e komunikacionit, por ky nuk do të jetë benefiti i vetëm.

Një punë jashtëzakonisht e madhe po bëhet në rikonstruktimin e infrastukturës, gjegjësisht, vendosjen e pompave dhe tubacioneve të reja të ujit dhe kanalizimit, si dhe kabllove të lidhjeve energjetike dhe të telefonit.

Pas këtij investimi, kjo zonë nuk do të ketë më nevojë për ndërhyrje të tilla për një kohë të gjatë.