Ulqini vazhdon të jetë qyteti më i varfër në Mal të Zi

0

Kushtet më të mira të jetesës, domethënë rrogat më të larta në vend, i kanë të punësuarit në Pluzhine, mesatarisht 592 euro.

Më pas vjen Tivati me 587 euro, Podgorica me 507 dhe Plevla me 505 euro.

Ulqini vazhdon të jetë qyteti me pagat më të ulta në vend, 389 euro mesatarisht për një të punësuar.

Edhe pse bregdeti cilësohet si rajon më i pasur se veriu, statistika e pagave tregon ndryshe. Nga qyetet e bregdetit vetëm Tivati ka rroga mbi 500 euro mesataren, kurse nën 400 euro, përveç Ulqinit, marrin vetëm të punësuarit në Biello Polje, 391 euro.

Sipas Monstatit, të punësuar në Ulqin janë 4442 persona.

Një pjesë e mirë e të punësuarve punojnë në të zezë, cka do të thotë se paguhen edhe më pak se statistika zyrtare. Falë inspektorëve të punës, të cilët janë të korruptuar në masë të madhe, shumica e puntorëve detyrohen të heshtin, pasi kërkimi i të drejtave mund ti lejë edhe pa punë.