Ulqini sot qyteti më i nxehtë në Mal të Zi

0

Të nxehtit vazhdon të mbajë në gjendje alarmi të gjithë Ballkanin perendimor. Në Mal të Zi temperaturat variojnë nga qyteti në qytet.

Në orën 13.00 tmperatura më e lartë është matur në Ulqin, 41.4 gradë celzius, në Podgoricë 40.9 gradë, kurse në Tivar për shkak të lagështisë së lartë të ajrit, temperatura prej 32.7 gradë shkakton ndjenjë subjektive prej 44 gradë celzius.

Në zonat malore si Zhablaku dhe Kollashini temperaturat janë 25.8 dhe 26.8 gradë celzius.